Shkumbini gjen dyshen e qendrës: Ramazani-Devolli

Shkumbini gjen dyshen e qendrës: Ramazani-Devolli

No Comments on Shkumbini gjen dyshen e qendrës: Ramazani-Devolli

Mbrojtësi peqinas, Daniel Ramazani, është një prej futbollistëve që ka dalë nga akademia peqinase, por gjatë karrierës së tij ai ka luajtur me Elbasanin dhe Tomorin. I kthyer në një prej titullarëve të formacionit bardhekaltër, Ramazani beson se me trajnerin Gugash Magani në krye skuadra e Shkumbinit nuk duhet ta diskutojë Superioren, megjithëse e pranon se këtë sezon kampionati do të jetë më i egër. “Që prej më se katër javësh, skuadra jonë vijon përgatitjet në Peqin. Ajo që unë kam vërejtur, është se skuadra po tregon rritje të treguesve fizikë dhe teknikë. Sigurisht që një motiv mjaft i madh për të dhënë maksimumin në stërvitje është edhe trajneri Magani, i cili me profesionalizëm di të japë udhëzimet e duhura dhe të marrë më të mirën nga futbollistët e tij. Personalisht ndihem mjaft mirë në mbrojtje, aq më tepër që do të luaj përkrah një futbollisti me eksperiencë siç është Devolli. Natyrisht që duhet ta pranojmë që në zhvillimin e ndeshjeve miqësore skuadra ka qenë e ngarkuar fizikisht dhe ndoshta nuk ka zhvilluar lojën e saj më të mirë. Megjithatë, besoj se jemi në rrugë të mbarë”. Sa i takon objektivit që do të ketë skuadra e Shkumbinit gjatë këtij sezoni, Ramazani shprehet: “Këtë sezon, kampionati do të jetë mjaft i vështirë dhe i egër, pasi siç dihet do të zbresin katër skuadra menjëherë në një kategori më poshtë. Nga ana tjetër, të gjitha skuadrat kanë bërë përforcimet e tyre dhe do kërkojnë të mbijetojnë mes më të mirave. Pikërisht ky do të jetë edhe objektivi ynë primar; Pra, qëndrimi në Superiore, për të treguar edhe një herë që Shkumbini do të jetë gjithmonë një ekip dinjitoz në Superiore”, ka përfunduar mbrojtësi Ramazani.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top