Nje qendermbrojtes mbetet kerkesa e radhes e trajnerit Josa si perforcim i fundit ne merkaton peqiase per ta quajtur ekipin te kompletuar per sezonin e ri futbollistik i cili pritet te startoje dy jave me pas. Deri me tani ne kete repart pas rinovimit te serbo – boshnjakut Ahmed Mujdragic afrimi i radhes ne merkaton e veres ka qene emri i shtatlartit Robert Grizha. Lojtari ka ardhur nga ekipi i Skenderbeut dhe eshte nje force me shume ne repartin difensiv. Mirepo kur flitet per nje kompeticion te gjate dhe per pretendime serioze atehere duhet qe ne cdo repart te kete duplante te denje per te mos rrezikuar dhe ndjere ngushte ne asnje takim. Keshtu trajneri Josa packa se eshte i kenaqur me lojtaret qe ka ne dispozicion mirepo kjo nuk e ka ndalur deshiren e tij per te patur lojtare te tjere cilesore ne dispozicion . Kjo ka bere qe ekipi i shkumbinit te vazhdonte te jete ne merkato te pakten edhe per nje qendermbrojtes. Qe ne fillimin e pergatitores ne ekip u vete afrua lojtari serbo – boshnjak Admin Bogucanin i cili per nje muaj ka qene ne vezhgimin e plote te trajnerit mirepo pas ndeshjes me Flamurtarin trajneri ka dhene verdiktin se lojtari nuk eshte ai i vlefshmi per te. Pas tij ka qene radha e Millan Dira i cili brenda dy diteve eshte percaktuar se nuk mund te hynte ne planet e trajnerit Josa duke u larguar. Pasditen e se premtes me ekipin ne pergattoren e Struges eshte bashkuar nje tjeter lojtar serb. Emri i tij eshte Boris Bjelkanovic i lindur ne serbi me 27-09-1984. Lojtari me pare ka qene pjese e skuadres se Rijekes ne Kroaci por ka provuar edhe eksperience ne Slloveni me ekipet e Koper dhe Cele. Ndersa ne qipro lojtari ka qene pjese e ekipit Apoel Atromitos. Shtatlarrti do te jete ne prove te trajnerit Josa per pak dite dhe miqesorja me Teuten do te jete nje test me vete per te ne sy te trajnerit tiranas
Tags: Boris-Bjelkanovic, lojtaret, mbrojtja-shkumbinit, merkato