Wednesday, February 22nd, 2012

Shkumbini humbet, por tifozët nuk e bëjnë dramë

Published on September 13, 2011 by   ·   No Comments

Ekipi i Shkumbinit e ka nisur me një humbje takimin e parë të Superligës në transfertën e Ballshit. Ekipi i Shkumbinit është konturuar rishtaz në këtë sezon dhe pjesa më e madhe e ekipit përbëhet nga lojtarë të rinj me pak eksperiencë në Superligë. Megjithatë kjo nuk i ka demoralizuar aspak tifozët peqinas, të cilët e kanë ndjekur ekipin e tyre edhe në këtë transfertë. Ata janë të bindur se pavarësishtr kësaj humbjeje skuadra mund të vijojë përgatitjet me qetësi dhe të shfrytëzojë më së shumti ndeshjet brenda fushës.

Dëmtohet Kafazi, dy muaj jashtë

Rezultati i ndeshjes ndaj Bylisit ka qenë jo shumë i këndshëm për të gjithë. Por si të mos mjaftonte kjo humbje në radhët e ekipit ka patur një tjetër humbje e cila do të ndikojë në javët në vazhdim. Një përplasje në fushën e lojës i ka shkaktuar mesfushorit të djathtë të Shkumbinit, Ervis Kafazit thyerje të krahut. Nga vizitat më të shpejta mjeksore mësohet se krahu i lojtarit ka patur dy fraktura. Kjo ka bërë që mjekët të vendosin veshje allçiu në krahun e Kafazit dhe të ndalojnë atë për të marrë pjesë në ndeshje për një afat thuajse prej dy muajsh.

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • www.ksshkumbini.com

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics