Shkumbini i bën “presion” Skënderbeut

Shkumbini i bën “presion” Skënderbeut

Shkumbini i bën “presion” Skënderbeut

No Comments on Shkumbini i bën “presion” Skënderbeut

Shefi i klubit të Shkumbinit, Astrit Isaji, në një prononcim për “Panorama Sport” ka folur në lidhje me ecurinë e skuadrës në dy javët e para të fazës së dytë, si dhe për kundërshtarin e radhës, Skënderbeun. Isaji vlerëson forcën e korçarëve, por nga ana tjetër e konsideron përballjen si ndeshjen e radhës, nga e cila Shkumbini do të synojë marrjen e tri pikëve. “Në radhë të parë më duhet të them se starti i fazës së dytë deri diku mund të quhet pozitiv për Shkumbinin, pasi kemi arritur që të marrim dy barazime në fushën tonë, ndaj Bylisit e së fundmi në transfertë ndaj Apolonisë. Skuadra ka funksionuar mirë në total, ndonëse në raste të veçanta na ka munguar edhe fati, pasi mund të merrnim më shumë. Megjithatë, gjithçka është rezervuar tashmë dhe ne po mendojmë vetëm për sfidën e radhës ndaj Skënderbeut, të cilën do ta zhvillojmë në fushën tonë”, thotë Isaji. Shefi i klubit bardhekaltër e vlerëson ekipin korçar, i cili vjen në Peqin me statusin e kampionit në fuqi. “Skënderbeu është skuadra kampione në fuqi dhe natyrisht që nga ana jonë ka marrë vlerësimin e duhur, por jo duke e mbivlerësuar atë. Pra, për ne ndeshja me bardhekuqtë është sfida e radhës, e cila duhet kaluar me sukses. Gjatë këtyre ditëve ekipi ynë është përqendruar dhe po punon në mënyrë sistematike për ta përballuar në mënyrë sa më dinjitoze këtë sfidë. Sa i takon objektivit, sigurisht që për ne mbetet marrja e tri pikëve, pasi kërkojmë që të konsolidojmë pozitat tona në klasifikim”, pohon Isaji. Në fund të prononcimit, ai sqaron edhe situatën me financat e klubit: “Nuk ka ditë që ne të mos merremi me zgjidhjen e aspektit financiar, pasi e dimë që kjo është shumë e rëndësishme për futbollistët. Shpresojmë që brenda një afati të shkurtër kohor të mund ta zgjidhim pozitivisht këtë problem”, përfundon shefi i klubit peqinas, Isaji.

About the author:

Leave a comment

Back to Top