Shkumbini “irritohet”: Ne nuk bëjmë merkato në kafene!

Shkumbini “irritohet”: Ne nuk bëjmë merkato në kafene!

Shkumbini “irritohet”: Ne nuk bëjmë merkato në kafene!

No Comments on Shkumbini “irritohet”: Ne nuk bëjmë merkato në kafene!

Lajmi më i keq i këtyre ditëve për Shkumbinin ka qenë largimi i mundshëm i sulmuesit Mustafai në drejtim të ekipit të Skënderbeut. Ky lajm është publikuar në mediat sportive si nga pala e ekipit por edhe nga lojtari, mirëpo jashtë kësaj marrëveshje ka mbetur klubi peqinas. Për administratorin Isai ky lajm nuk përbën ndonjë risi por fakti që klubi i Shkumbinit është i fundit që dëgjon të thuhet një gjë e tillë, vazhdon ta habisë pa masë. “Në median sportive është folur për një transfertë të mundshme të sulmuesit Mustafai në drejtim të ekipi të Skënderbeut. Për ne nuk është habi, fakti që lojtarët tanë mund të vëzhgohen nga ekipe të tjera. Jemi në periudhë merkatoje dhe për ne synimi i kësaj faze përgatitore ka qenë të përgatitemi për fazën e dytë por edhe të bëjmë ndonjë përforcim. Mirëpo merkatoja jonë më pozitive padyshim që do të ishte ruajtja e kontigjentit që ka pozicionuar Shkumbinin në mesin e artë të klasifikimit. Deri më tani klubi ka gjetur gjuhën e përbashkët në transferimin e mesfushorit Gjata drejt ekipit të Tiranës. Por na ka habitur fakti që nëpër media, sulmuesi Mustafai prezantohet si lojtar i Skënderbeut. Ne nuk do të dëshironim të mbajmë me zor asnjë lojtar por nga ana tjetër, presim mirëkuptim mes palëve për çdo lloj transferimi. Nga ekipi korçar nuk kemi patur asnjë kërkesë zyrtare ndaj për momentin, çështja “Mustafai” mbetet një “transferim në kafene”. Ne nuk dëshirojmë që merkatoja jonë të bëhet nëpër kafene dhe pa asnjë burim të saktë zyrtar. Ne jemi të hapur ndaj çdo oferte për Mustafain, duke shpresuar në gjetjen e kompromisit mes palëve”.

Provat – Pasditja e së mërkurës ishte menduar që ekipi peqinas të zhvillonte një tjetër miqësore në kuadër të përgatitores së janarit. Takimi ishte menduar të zhvillohej ndaj ekipit të Gramshit, në fushën e Peqinit. Por reshjet e shumta që kanë rënë thuajse gjatë gjithë mbrëmjes kanë bërë që ky takim të anulohet dhe të lajmërohen drejtuesit e Gramshit për mosudhëtim në drejtim të Peqinit. Nëse do të ketë ndryshim të motit në ditët në vazhdim kjo ndeshje mund të zhvillohet në fundjavë, me të njëjtin itinerar. Në stërvitjen e së mërkurës në ekipin e Shkumbinit ka qenë i pranishëm dhe një lojtar i huaj. Bëhet fjalë për një lojtar shqiptaro-maqedonas 23-vjeçar. Lojtari luan në qendër të mbrojtjes dhe do të jetë këto ditë nën vëzhgimin e trajnerit Mile dhe stafit të tij. Lojtari ka luajtur në kampionatin maqedonas dhe atë kosovar. Por duket se ky nuk do të jetë lojtari i vetëm i huaj që do të afrohet këto ditë, pasi një tjetër pritet në ditët në vazhdim. Bëhet fjalë për një mesfushor serb i cili mund t’i bashkohet ekipit, ditën e premte.

About the author:

Leave a comment

Back to Top