Shkumbini, Isai premton rokadë me Shenajn

Shkumbini, Isai premton rokadë me Shenajn

Shkumbini, Isai premton rokadë me Shenajn

No Comments on Shkumbini, Isai premton rokadë me Shenajn

Në ekipin e Shkumbinit do të ketë një mungesë të rëndësishme në mesfushë, pasi gjirokastriti Shenaj do të jetë i penalizuar për shkak të tre kartonave të marrë këto javë. Por mungesa e tij për trajnerin Mile është tërësisht e rikuperueshme pasi në këtë pozicion do të jetë i gatshëm mesfushori Albano Isai, i cili ka treguar një formë të mirë sportive dhe është i gatshëm të japë maksimumin. “Takimi ndaj Dinamos ka ardhur ndërsa në këtë periudhë pas ndeshjes me Tomorin e kemi shfrytëzuar maksimalisht për t’u përgatitur. Kemi një ndeshje të vështirë të cilën sikurse edhe sfidat e tjera i kemi vlerësuar maksimalisht. Na duhet të japim maksimumin duke sakrifikuar së bashku. Me pak kujdes e shoh një ndeshje të cilën mund ta kalojmë. Nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin por na duhet t’i shfrytëzojmë momentet. Ekipi ynë po kalon një moment të mirë dhe nëse arrijmë të marrim një rezultat pozitiv mendoj se e konfirmojmë këtë. Në takimin e radhës nëse trajneri vendos nëse mund të jem i gatshëm për të luajtur me ekipin. Është një shans i mirë për të ndihmuar ekipin por edhe për të dhënë nga vetja. Do të jap maksimumin me pjesën tjetër të ekipit që në këtë transfertë të vështirë të marrim një rezultat pozitiv që do të shërbejë edhe për vazhdimësinë e ekipit”, ka mbyllur futbollist Isai.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top