Shkumbini, ja vendimet e plota të Disiplinës

Shkumbini, ja vendimet e plota të Disiplinës

Shkumbini, ja vendimet e plota të Disiplinës

1 Comment on Shkumbini, ja vendimet e plota të Disiplinës

Duke e katandisur në pozita të vështira mbijetese, kur dukej se e kishte “hedhur lumin” në këtë drejtim, sepse ajo çka bëri fundjavën e shkuar i ka kushtuar rëndë formacionit të Kristaq Miles. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, i mbledhur të mërkurën, duke analizuar tërë dokumentacionin e ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, ka vendosur t’i japë fitoren në tavolinë skuadrës vlonjate, me rezultatin 3-0 (pra, bie poshtë fitorja 1-0 në favor të peqinasve, e fiksuar në fushën e lojës, nën kërcënimin e deputetit Sula me armë, sikurse bëri të ditur media), por edhe t’i heqë tri pikë të tjera nga klasifikimi skuadrës bardhekaltër.

Ja cilat jane vendimet e komisionit te disiplines ne lidhje me Shkumbinin

– KF Shkumbini, për kërcënime të zyrtarëve të tij kundrejt zyrtarëve të ndeshjes, denohet me humbjen e ndeshjes me KF Flamurtari në tavolinë, me rezultatin 3-0, dhe zbritjen e 3  pikëve nga klasifikimi, bazuar në nenin 58.2 të KDS.

– Zyrtari i KF Shkumbini, Dashnor Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në raste të përsëritura prej tij, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 10 ndeshje dhe 500.000 lekë gjobë, bazuar në nenet 49.2/a dhe 49.3 të KDS.

Kjo do të thotë se Shkumbini ka tashmë në llogarinë e vet, një javë para mbarimit të kampiontit, vetëm 27 pikë, aq sa ka edhe Kamza e vendit të 11-të. Thënë ndryshe, peqinasit përfshihen tashmë në vorbullën e “play-out”-it, nëse duan të mbijetojnë në Kategorinë Superiore. Vetëm marrja e 3 pikëve në transfertën e së shtunës që vjen në Shkodër, ndaj Vllaznisë vendëse, e shpëton direkt Shkumbinin, me kushtin që Tomori të dalë duarbosh nga fusha e Fierit, në përballjen me Apoloninë. Në të kundërt, as barazimi në “Loro Boriçi” nuk u vlen peqinasve, sepse tashmë janë një pikë më pak se beratasit. “Ekuacioni” i mbijetesës për ta ndërlikohet së tepërmi, bëhet me shumë “të panjohura”, edhe për faktin se Kamza, në kuotë pikësh të barabata me ta, mund të bëjë ndonjë “surprizë” ndaj Tiranës, duke qenë ajo, e shpëtuara direkte. Llogari e mundëshme kjo, po të kihet parasysh fakti se bardheblutë nuk kanë më asnjë objektiv në kampionat, ashtu sikurse qëndron puna edhe për Vllazninë, në fakt. Sidoqoftë, Shkumbini i kishte punët në vijë pa dashur t’iu hynte të tilla llogarive e ecejakeve, nëse deputeti Sula nuk do të bënte atë që bëri ndaj Flamurtarit, duke penalizuar rëndë skuadrën e tij të zemrës. Kërcënimi e presioni me armë në dhomat e zhveshjes së lojtarëve të Flamurtarit, por edhe të gjyqtarëve të ndeshjes, është konsideruar real dhe i mirëqenë nga Komisioni i Disiplinës, që ka marrë për bazë raportet e zyrtarëve të FSHF-së në Peqin, jo ekspertizën e Prokurorisë së Elbasanit, që konkludoi të martën se arma e gjetur nga policia ishte lodër, jo luftarake.

About the author:

1 Comment

  1. dehim  - 10/05/2012 - 12:13
    Reply /

    NE NUKE NA DO FEDERATA SHKUMBINI DO TE FITOI NE SHKODER FORCA SHKUMBINI 2

Leave a comment

Back to Top