Shkumbini-Kastrioti 1-1

Shkumbini-Kastrioti 1-1

Shkumbini-Kastrioti 1-1

No Comments on Shkumbini-Kastrioti 1-1

Në Peqin, pa praninë e tifozëve, Shkumbini ka provuar forcën reale të krutanëve. Edhe pse kanë kaluar të parët në epërsi me anë të Roland Dervishit, në minutën e 19-të, nuk ia kanë dalë deri në fund. Pjesa e parë, gjithsesi, ka përfunduar në fitore të bardhekaltërve, që kanë besuar më shumë se duhet te vetja, duke i lejuar terren kundërshtarit, i cili në 45 minutat e dyta ka ndryshuar komplet fytyrë. Edhe falë lëvizjeve që bën në formacion, trajneri Mërgjyshii arrin ta nxjerrë skuadrën e tij nga pozitat thellësisht difensive. Tashmë Kastrioti është me orientim të qartë për të barazuar shifrat. Dhe falë kësaj filozofie loje, me peqinasit që shfaqen disi të lodhur fizikisht, Kastrioti gjen edhe brazimin me anë të Karapicit në minutën e 61-të. Ky moment i bën me krahë krutanët, që marrin zemër dhe nuk ndalen së kërkuari golin e fitores. Sulmuesi kryesor i miqve, Fataki, furnizohet me pasime të sakta nga mesfushorët, megjithatë francezi nuk ia del të superojë mbrojtjen vendëse, ku Ramazani e Pashja me shokë zotërojnë gjithcka. Vuan, gjithsesi, Shkumbini, i cili pas minutës së 70-të detyrohet të përveshë mirë mëngët. Sikurse duket, në këto minuta vendos përvoja, që është më e madhe te krutanët, të cilët i luajtën të gjitha kartat për të marrë 3 pikët, nisur edhe nga fakti se luhej në një stadium të zbrazët, pa tifozë, por nuk ia dolën. Pavarësisht kësaj, ata nuk kanë pse të mbeten të pakënaqur edhe me barazimin, sepse kjo transfertë konsiderohet tepër e vështirë për këdo.

About the author:

Leave a comment

Back to Top