Shkumbini, klubi në kërkim të një fantazisti

Shkumbini, klubi në kërkim të një fantazisti

Shkumbini, klubi në kërkim të një fantazisti

No Comments on Shkumbini, klubi në kërkim të një fantazisti

Shkumbini, në kuadër të përgatitjeve dimërore, ka zhvilluar takimin e parë testues, në të cilin ka humbur përballë Elbasanit, i cili militon në Kategorinë e Parë. Mirëpo përtej humbjes, duhet thënë se loja e bardhekaltërve ka çaluar shumë sidomos në repartin e mesfushës. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë trajneri Mile. Ndërsa futbollistët e rinj, të cilët u aktivizuan në pjesën e dytë, nuk e kanë justifikuar besimin e dhënë nga kryepankina e Shkumbinit. Por sigurisht që në lojën e peqinasve ka ndikuar edhe mungesa e mesfushorëve Shenaj e Kafazi, për shkak se janë disi prapa me përgatitjet, si dhe ajo e mesfushorit Gjata të larguar drejt Tiranës.
Trajneri – Duke parë mangësitë e shfaqura në repartin e mesfushës, ka qenë trajneri Kristaq Mile ai që ka shpjeguar se nëse do të gjenden fondet e mjaftueshme për të operuar në merkato, atëherë përforcimet e para do të bëheshin në mesfushë. “Në radhë të parë, unë kam marrë garancinë nga drejtuesit e klubit se futbollistët që kam aktualisht në përbërje të skuadrës do të vazhdojnë të jenë pjesë e Shkumbinit deri në fund të sezonit. Në këto kushte, natyrisht që puna për ne bëhet më e lehtë, megjithatë më duhet ta pranoj se edhe skuadra jonë, ashtu si çdo skuadër tjetër, ka nevojë të ndërhyjë në merkato. Megjithatë, kjo është një çështje që përfshin anën financiare dhe unë nuk mund të flas për emra, për sa kohë nuk kam biseduar me drejtuesit e klubit”. Më tej, numri një i pankinës bardhekaltër theksoi nevojën që ka skuadra për të afruar mesfushorë. “Reparti më emergjent që ka nevojë për blerje është mesfusha, ku na nevojiten futbollistë me eksperiencë për të përballuar fazën e dytë. Ne shpresojmë që gjendja të marrë për mirë dhe në këtë mënyrë edhe ne do të kemi mundësi të bëjmë lëvizjet tona”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top