Lojtarët e huaj të Shkumbinit janë në kontakte të vazhdueshme me klubin peqinas për të mësuar të rejat në lidhje me të. Mujdragic, Gurdejeljac, Sekulovski, Belçev dhe Grboviç kishin bërë të ditur më parë se në fillim të këtij muaji do të riktheheshin për të mbyllur gjithçka nga sezoni i kaluar dhe për të biseduar për sezonin e ri. Ndonëse nuk kanë ardhur, që të gjithë kanë mbajtur lidhje dhe janë interesuar për zhvillimet në skuadër. Mësohet se kapiteni Mujdragiç ka pasur disa oferta, por deri tani nuk ka pranuar asnjë prej tyre, pasi fillimisht dëshiron të dëgjojë fjalën e Shkumbinit e pastaj të vendosë për të ardhmen.
Sportekspres/Lulzim Resuli
Tags: Belçev, Grboviç, Gurdejeljac, Mujdragic, Sekulovski