Largohet maqedonasi Nastovski nga Shkumbini

Largohet maqedonasi Nastovski nga Shkumbini

Largohet maqedonasi Nastovski nga Shkumbini

No Comments on Largohet maqedonasi Nastovski nga Shkumbini


Mesfushori me kombesi maqedonase, Klement Nastovski, është larguar nga ekipi i Shkumbinit në drejtim Maqedonise, vendlindjes se tij. Dhe, me shumë gjasa, ai e ka mbyllur aventurën e tij në Peqin. Mësohet se shkak për largimin e tij nga klubi bardhekaltër ka qenë fakti se ai nuk ka justifikuar me paraqitjet e tij, në ato momente kur është aktivizuar duke mos i bindur drejtuesit peqinas. Këta të fundit mësohet se nuk kanë dashur që ta mbajnë atë më gjatë në Peqin, duke e lënë të rikthehet në Maqedoni.
Mesfushori – Për mesfushorin e ri, Enea Sulkja, Shkumbini do të luajë në Durrës pa kurrfarë presioni dhe do të kërkojë pa dyshim që të marrë një rezultat pozitiv. “Në javën e fundit kemi arritur të fitojmë me meritë përballë një rivali direkt si Kamza, duke treguar se nuk bëjmë kompromis me asnjë kundërshtar. Me pikët që kemi siguruar deri më tani, kemi hedhur një hap të sigurt drejt realizimit të objektivave, por na duhen ende disa pikë për t’u siguruar plotësisht. Në ndeshjen e radhës ndaj Teutës do të shkojmë për të luajtur si të barabartë pasi, pavarësisht pozicionit që mban kundërshtari në klasifikim, ne nuk u druhemi aspak atyre. Aq më tepër që në fushën e Teutës çdo ekip mund të marrë atë që meriton, pra edhe fitoren nëse tregohet më i fortë se kundërshtari. Besoj se një element pozitiv është fakti që ne luajmë pa presion, ndaj dhe do ta kërkojmë rezultatin në bazë të lojës që do të zhvillojmë. Ndërkaq shpresoj se mund të dalim të paktën me një pikë nga përballja me durrsakët”.
Fatmir Ahmeti/Panoramasport/Ksshkumbini.com

About the author:

Leave a comment

Back to Top