Shkumbini, Magani do një qendërmbrojtës

Shkumbini, Magani do një qendërmbrojtës

No Comments on Shkumbini, Magani do një qendërmbrojtës

Te Shkumbini vijojnë me intensitet të lartë përgatitjet nën drejtimin e treshes së trajnerëve Magani-Dervishi-Ballhysa, duke zhvilluar nga dy seanca në ditë, por në të njëjtën kohë vazhdojnë të jenë të fokusuar edhe në merkato. Deri më tani peqinasit kanë bërë tri afrime, duke marrë shërbimet e portierit Kotorri dhe mesfushorëve Kaculi e Gava, por për trajnerin Magani skuadra ka ende nevojë edhe për dy goditje të tjera për t’u quajtur e kompletuar. Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga kampi peqinas, stafi teknik po kërkon që të afrojë te Shkumbini një qendërmbrojtës me eksperiencë, dhe sytë për momentin janë hedhur në merkaton vendëse. Duke ditur që bardhekaltrit nuk e kanë luksin të shpenzojnë shifra të mëdha, po operohet me kujdes që të afrohet ndonjë lojtar që ka eksperiencë në Superiore dhe që është i lirë të vendosë mbi të ardhmen e tij. Drejtuesit nuk japin asnjë emër konkret për momentin, pasi duan që më parë të arrihet akordi me futbollistin që pretendohet të afrohet. Por përveç afrimit të një mbrojtësi, Magani është shprehur se nevojitet edhe një mesfushor organizator dhe me këto dy afrime të fundit ekipi do të kompletohej në çdo repart. Trajneri peqinas kërkon që të ndërtojë një skuadër, e cila pritet të ketë një formacion të alternuar me futbollistë me eksperiencë duke përfshirë dhe lojtarët e rinj vendës.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top