Shkumbini, Magani kërkon dy blerje urgjente

Shkumbini, Magani kërkon dy blerje urgjente

No Comments on Shkumbini, Magani kërkon dy blerje urgjente

Humbja e pësuar me Teutën në shtëpi ka sjellë reagimin e menjëhershëm të trajnerit Gugash Magani. Ai kërkon në mënyrë imediate edhe dy afrime të tjera, për ta quajtur grupin të gatshëm për të përballuar sezonin. Për “Panorama Sport” tekniku analizon disfatën dhe flet për merkaton, e cila mbyllet në fund të kësaj jave. “Ekipi nuk i interpretoi siç duhet udhëzimet e dhëna, ndaj humbëm me Teutën. Këtu ndikoi edhe pësimi i shpejtë i golit, çka solli njëfarë rënieje në vrullin dhe psikologjinë e futbollistëve të mi. Gjatë pjesës së parë jam munduar që të motivoj lojtarët, pasi në një ndeshje është normale që do të pësohen gola, por kjo nuk do të thotë aspak që të demoralizohesh. Në momente të caktuara të lojës kam parë edhe njëfarë neglizhence nga futbollistë të veçantë, loja e të cilëve la shumë për të dëshiruar. Unë personalisht si trajner mundohem që t’u krijoj lojtarëve shanse të barabarta për t’u aktivizuar, por ama edhe pres më të mirën prej tyre në fushë. Çdokush duhet ta dijë që fanella e Shkumbinit ka një peshë të rëndë, ndaj dhe duhet ta meritojnë kur e mbajnë veshur. Duhet të ndryshojnë mentalitet dhe pres që të reagojnë shpejt. Kemi nevojë urgjente edhe për dy futbollistë të tjerë, primar mbetet afrimi i një mesfushori krahu dhe një sulmuesi. Këto blerje nuk duhet të vijnë si pasojë e humbjes, por se i duhen ekipit. Për momentin në fakt po shqyrtojmë pistën e futbollistëve të huaj. Nëse vijnë edhe këto përforcime, të paktën skuadra do të jetë më e kompletuar në çdo repart”, – sqaroi Magani.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top