Shkumbini, Magani kërkon një shans

Shkumbini, Magani kërkon një shans

Shkumbini, Magani kërkon një shans

No Comments on Shkumbini, Magani kërkon një shans

Ndryshe nga skuadrat e tjera, të cilat synojnë që me merkaton e janarit të korrigjojnë të metat e fazës së parë, te Shkumbini kërkojnë që kjo merkato të bëhet edhe brenda grupit. Për vijën e sulmit, i riu Artur Magani mendon se është i gatshëm të japë kontributin e tij së bashku me lojtarët e tjerë në këtë repart, Mustafai dhe Dervishi. “Dua të shpreh kënaqësinë që jam pjesë e këtij ekipi”, thotë sulmuesi i ri. “Po përgatitemi seriozisht dhe me intensitet të lartë, çka do të na ndihmojë shumë për vazhdimësinë në këtë fazë të dytë. Kuptohet që vështirësitë janë të mëdha pasi kemi bërë vetëm gjysmën e punës dhe kemi ende për të bërë. Mendoj se na duhet të punojmë me një intensitet edhe më të lartë për të arritur synimin që i ka vënë vetes ekipi ynë”. Magani, djali i një legjende në futbollin peqinas, Gugash Magani, ndihet i gatshëm për të luajtur, pasi është provuar në disa takime. “Ndeshjet që kam luajtur në fazën e parë dhe në kupë më kanë dhënë më shumë besim për të qenë i gatshëm për fazën e dytë, ku shpresoj të aktivizohem më tepër dhe të shënoj gola. Është ende shpejt të shpall synimet vetjake, pasi e kam të qartë se gjithçka do të arrihet duke punuar dhe duke i dhënë seriozitetin e duhur stërvitjes dhe paraqitjeve në ndeshje të vërteta. Ndaj mendoj se do të kërkoj që të bëj mirë çdo situatë që të më jepet mundësia”, thotë sulmuesi Magani.

About the author:

Leave a comment

Back to Top