Shkumbini mbetet me sytë nga presidenti i ri

Shkumbini mbetet me sytë nga presidenti i ri

Shkumbini mbetet me sytë nga presidenti i ri

No Comments on Shkumbini mbetet me sytë nga presidenti i ri

Trajneri Kristaq Mile vijon punën, por pranon se do ta ketë shumë të vështirë. Peqinasit kanë nevojë për përforcime dhe vetëm siguria financiare do ta bënte këtë para startit

 

Nga ALI HALLULLI

 

Shtyrja e fillimit të kampionatit duket se i ka ardhur për shtat trajnerit Kristaq Mile, që stërvit prej 6 javësh ekipin e Shkumbinit. Duke pasur në dispozicionin rreth 25 futbollistë, kryesisht të rinj, që zhvillojnë për herë të parë një fazë përgatitore të plotë përpara fillimit të kampionatit, beratasi që drejton Shkumbinin është përpjekur t’u japë ngarkesën e duhur fizike, duke ditur të punojë në mënyrë të diferencuar.

 

Rezultatet e arritura deri tani janë të mira dhe kjo është parë edhe në 4 miqësoret që ka zhvilluar Shkumbini në 3 javët e fundit me lojërat që ka zhvilluar. Është për t’u theksuar që deri tani çdo gjë ka shkuar më se normalisht në stërvitje, duke mos pasur asnjë dëmtim nga ana e futbollistëve, pavarësisht ngarkesës fizike.

 

Trajneri Mile ishte i ndërgjegjshëm që në fillim, duke pranuar që të sakrifikojë në këtë fillim të sezonit për të stërvitur vullnetarisht ekipin peqinas. Iniciativa e tij merr vlera edhe më shumë, sepse ka qenë i detyruar të punojë e të stërvisë pa asnjë shpërblim deri tani ekipin me probleme financiare, duke pasur në dispozicion vetëm futbollistë peqinas.

 

Prandaj drejtuesit i shohin të domosdoshme disa përforcime në ekip, sepse vetëm kështu Shkumbini do të jetë në gjendje ta përballojë kampionatin. Përforcimet janë të domosdoshme në të gjitha repartet, duke u nisur që nga porta, për ta rritur edhe më shumë konkurrencën në të gjitha repartet.

 

Gjendja pritet të ndryshojë për mirë në ditët e ardhshme, kur të njihet zyrtarisht edhe presidenti i ri, që do të marrë përsipër drejtimin e ekipit në mbulimin e shpenzimeve financiare.

Është folur shumë për ardhjen e presidentit të ri dhe për bisedimet e zhvilluara me drejtuesit e klubit dhe shumë shpejt merret vesh se do të bëhet zyrtarizimi tij dhe do të nisë puna konkrete për plotësimin e nevojave të ekipit.

About the author:

Leave a comment

Back to Top