Shkumbini, me sytë nga kalendari

Shkumbini, me sytë nga kalendari

Shkumbini, me sytë nga kalendari

No Comments on Shkumbini, me sytë nga kalendari

Skuadra e Shkumbinit ka rinisur dje përgatitjet pas dy ditëve pushimi të dhëna nga drejtuesit e klubit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Magani javën e shkuar pësoi një disfatë nga Skënderbeu në shifrat 2-0. Por, tashmë stafi teknik do të ketë rreth dy javë kohë për të përgatitur ndeshjen e radhës, atë përballë Kukësit. Në këto gjashtë javë kampionat skuadra peqinase ka arritur që të grumbullojë vetëm 5 pikë, me një mesatare prej 0.8 pikësh për ndeshje. Natyrisht që nuk ishte ky starti që drejtuesit dhe futbollistët prisnin për skuadrën e tyre, por duhet pranuar që Shkumbini ka pasur një kalendar mjaft të vështirë. Në 6 javët e para ai është përballur me 4 ekipet që kanë shpallur objektivat e tyre për të fituar trofeun e kampionatit. Respektivisht bardhekaltrit kanë luajtur ndaj Teutës, Tiranës, Flamurtarit dhe së fundmi me Skënderbeun. Tri ndeshje janë zhvilluar në transfertë, ndërsa dy të tjera pa tifozë, çka ka ndikuar negativisht te lojtarët. Megjithatë, tashmë në Peqin të gjithë janë me sytë nga ndeshjet e radhës, të cilat duhet thënë se do të luhen ndaj skuadrave që janë në të njëjtin nivel me Shkumbinin, ndaj do kërkohet rikuperimi i pikëve të humbura.
Fatmir Ahmeti/panoramasport

About the author:

Leave a comment

Back to Top