Shkumbini merkato brenda dhe jasht vendit

Shkumbini merkato brenda dhe jasht vendit

No Comments on Shkumbini merkato brenda dhe jasht vendit

Fundi i fazës së parë ka qenë pozitiv për Shkumbinin, teksa kanë arritur të mposhtin në fushën tyre Luftëtarin, me rezultatin 2-1.
Rikthimi i trajnerit Kristaq Mile në krye të peqinasve ka dhënë frytet e veta, pasi skuadra në tri takimet e zhvilluara nën drejtimin e tij ka marrë dy barazime dhe arritur një fitore, duke mos humbur asnjë ndeshje. E ndërsa faza e parë nuk ka qenë edhe aq pozitive, në pjesën tjetër e vetmja shpresë për drejtuesit peqinas po shihet mundësia e afrimit të elementëve cilësorë. Mile në bashkëpunim edhe me drejtuesit e lartë po piketon futbollistë jo vetëm nga kampionati ynë, por edhe nga të tjerat për t’i bërë ofertë në momentin e duhur. Aktualisht nuk ka asnjë emër konkret dhe kjo për arsye se edhe skuadra e tjera do të futen në merkato, ndaj dhe peqinasit kërkojnë që të bëjnë publike asgjë. Gjithsesi, ajo që dihet me siguri është fakti që klubi do të bëjë përforcime në çdo repart. Ndërkohë që shtyrja e takimit mes Shkumbinit dhe Skënderbeut në kuadër të kupës është parë si një vendim pozitiv, kjo edhe për faktin se fusha e stadiumit të Peqinit është rënduar disi. Gjithsesi, duhet thënë se kupa mbetet në plan të dytë për peqinasit, e cila thjesht do ta respektojë këtë kompeticion, por s’ka objektiva.
Fatmir Ahmeti/Panoramasport

About the author:

Leave a comment

Back to Top