Shkumbini, merkato me të shkuarën?!

Shkumbini, merkato me të shkuarën?!

Shkumbini, merkato me të shkuarën?!

No Comments on Shkumbini, merkato me të shkuarën?!

Shkumbini i ri duhet të nisë nga porta. Trajneri Mile vazhdon të jetë në kërkim të një portieri nga merkato. Kanë qarkulluar dy emra të njohur të Superligës për t’u afruar në katërkëndëshin e portës peqinase, por asgjë nuk do të mund të marrë një konfirmim pa afrimin e një donatori që mund të marrë përsipër afrimin e ndonjë lojtari në ekip. Megjithatë bisedimet me një biznesmen kryeqytetas, kandidati më i afërt për kreun e ekipit të Shkumbinit, kanë bërë që drejtuesit peqinas të lëvizin në merkato, për të marrë paraprakisht fjalën e disa lojtarëve që mendohen se mund të jenë të dobishëm për përforcimin e ekipit. Kjo javë duket vendimtare por ka shumë shanse që nëse krijohet mundësia për merkato, lojtarët e ardhur të jenë ata që kaën luajtur vitet e fundit në Peqin.

Lulzim Resuli/sportekspres

About the author:

Leave a comment

Back to Top