Shkumbini motivon veten: Asnjë nuk është më i fortë sene

Shkumbini motivon veten: Asnjë nuk është më i fortë sene

Shkumbini motivon veten: Asnjë nuk është më i fortë sene

No Comments on Shkumbini motivon veten: Asnjë nuk është më i fortë sene

Takimi ndaj Teutës mund të quhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj fundjave. Nga njëra anë ekipi kundërshtar kryeson me meritë Superligën, ndërsa nga ana tjetër ekipi i Shkumbinit i cili dëshiron të kthehet në kohën kur ka qenë i pathyeshëm në shtëpinë e tij. Klodian Dervishi thotë përpara ndeshjes: “Në tërë këto vite në të cilat kam luajtur dhe drejtuar Shkumbinin, mund të them se është tërësisht e ngulitur se ekipi ynë shpalos shpirt të lartë gare ndaj ekipeve të forta. Ndeshja ndaj ekipit të Teutës mund të quhet përballje ndaj një ekipi të fortë. Ne jemi mëse të vetëdijshëm që ekipi i Teutës nuk ndodhet rastësisht në këto pozita. Ata kanë ndërtuar një ekip të fortë dhe kanë mentalitet që të arrijnë rezultate pozitive. Por e parë në këtë këndvështrim, mendoj se edhe ne i kemi shfrytëzuar në maksimum këto dy javë për të qenë në një formë të lartë sportive. Po ashtu kemi punuar nga ana psikologjike që djemtë të mos bëjnë të njëjtin gabim sikurse në ndeshjen me Laçin. Asnjë ekip nuk mund të jetë as më lart por as poshtë nesh. Kampionati ka filluar mes të barabartësh dhe është ende i gjatë. Ndaj në çdo ndeshje duhet treguar kujdes nëse duam rezultat pozitiv. Mendoj se në ekipin që drejtojmë së bashku me trajnerin Mile nuk ka emra të mëdhenj por djem që luajnë me zemër dhe ndjenjë sakrifice. Kjo është për t’u vlerësuar maksimalisht për një ekip të ndërtuar me shumë mund dhe djersë. Tashmë ajo që ne presim është që lojtarët të luajnë me shpirt gare dhe me impenjim maksimal”

About the author:

Leave a comment

Back to Top