Shkumbini, mungojnë alternativat në stol

Shkumbini, mungojnë alternativat në stol

Shkumbini, mungojnë alternativat në stol

No Comments on Shkumbini, mungojnë alternativat në stol

Shkumbini është mundur me rezultatin 2-0 në miqësoren e zhvilluar në fundjavë përballë Besës, ekip që militon në Kategorinë e Parë. Peqinasit kanë çaluar sërish në lojën e tyre, duke treguar se kanë nevojë urgjente për të ndërhyrë në merkato. Mungesa e tri titullarëve në këtë miqësore Dervishit, Mustafajit dhe Kafazit, kanë bërë që bardhekaltrit të mos kenë agresivitetin e duhur në sulm dhe mesfushë, duke qenë lehtësisht të kalueshëm nga Besa. Nga ana tjetër, duhet thënë se futbollistët e rinj të aktivizuar nga trajneri Kristaq Mile, pavarësisht dëshirës për të treguar diçka, sërish nuk e kanë justifikuar plotësisht aktivizimin e tyre. Natyrisht që edhe mungesa e eksperiencës është një element, i cili vihet re qartë në lojën e lojtarëve të rinj peqinas, të cilët përballë presionit të kundërshtarit e humbasin shumë shpejt topin duke vënë në rrezik gjithë skuadrën. E njëjta gjë është vënë re edhe në sfidën e luajtur në Peqin një javë më parë ndaj verdhebluve, ku bardhekaltrit humbën me rezultatin 3-1. Numri një i pankinës peqinase, Kristaq Mile, me të drejtë ka theksuar faktin se skuadrës i duhet ndonjë përforcim, sidomos në mesfushë ku ndihet shumë mungesa e një organizatori të mirëfilltë, por edhe në mbrojtje ka vend për një lojtar me eksperiencë. Mirëpo, deri më tani, ende nuk është bërë asnjë lëvizje e re nga ana e drejtuesve të klubit për të afruar në skuadër ndonjë futbollist, pavarësisht lakimit të ndonjë emri. Është e qartë se situata financiare pengon drejtuesit e klubit që të operojnë lirisht në merkato për të afruar ndonjë lojtar.

About the author:

Leave a comment

Back to Top