Shkumbini, Mustafaj kërkon golin e dytë të rëndësishëm

Shkumbini, Mustafaj kërkon golin e dytë të rëndësishëm

Shkumbini, Mustafaj kërkon golin e dytë të rëndësishëm

No Comments on Shkumbini, Mustafaj kërkon golin e dytë të rëndësishëm

Sulmuesi kryesor i Shkumbinit kishte javë të tëra që nuk shënonte por realizimi ka ardhur pikërisht në sfidën e rëndësishme kundër Tiranës: “Fitorja ndaj Tiranës na ka gëzuar të gjithëve, por, për mua padyshim që kjo kënaqësi ka qenë e dyfishtë. Që prej disa javësh e prisja të shënoja gol dhe është dashur ky takim që të arrija rrugën e rrjetës. Megjithëse më ka munguar goli jam munduar në çdo takim që kam zhvilluar që të jem një ndihmës në shënimin e tij nga shokët e ekipit. Për sa i përket ndeshjes së radhës mund të them se i njoh mirë ekipin e Flamurtarit. Përballja do të jetë shumë e fortë, pasi ata janë një ekip me kualitete dhe me potencial të fuqishëm. Por fakti që kemi arritur të bëjmë më të mirën deri në këto momente që flasim na bën ne të udhëtojmë të qetë drejt Vlorës, për të luajtur një futboll të bukur dhe korrekt”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top