Shkumbini-Naftëtari 4-0 / Gjyla: Fitore për tifozerinë

Shkumbini-Naftëtari 4-0 / Gjyla: Fitore për tifozerinë

No Comments on Shkumbini-Naftëtari 4-0 / Gjyla: Fitore për tifozerinë

Duke folur pas ndeshjes që skuadra e tij e fitoi me rezultat të thellë ndaj Naftëtarit, trajneri i Shkumbinit, Ilir Gjyla, ka deklaruar: “Kemi bërë një paraqitje për t’u vlerësuar, sepse kemi dominuar mbi kundërshtarin dhe me lojë dhe me rezultat.”

“Jam i kënaqur nga kjo ndeshje që bënë djemtë, ku i interpretuan mirë detyrat që u pata dhënë, – ka vijuar ai. – Tani na duhet të punojmë edhe për të rikthyer tifozërinë në shkallët e stadiumit.”

Ndërsa homologu i tij, trajneri vlonjat i Naftëtarit, Petraq Bifsha, kishte pak fjalë. “Nuk kam shumë fjalë për të thënë, por e përgëzoj Shkumbinin, sepse e meritoi fitoren. Ne u shthurëm në lojën tonë”, – ka thënë ai.

About the author:

Leave a comment

Back to Top