Shkumbini: Ndaj Teutës me mungesa dhe rikuperime

Shkumbini: Ndaj Teutës me mungesa dhe rikuperime

Shkumbini: Ndaj Teutës me mungesa dhe rikuperime

No Comments on Shkumbini: Ndaj Teutës me mungesa dhe rikuperime

Java e nëntë e Superligës do ta përballë ekipin e Shkumbinit me ekipin e Teutës. Për bardhekaltërtit, kjo sfidë paraqet një interes të madh sepse do të ndeshen me ekipin që udhëheq për momentin kampionatin tonë. Trajneri Mile ka kthyer ekipin në një stërvitje me dy seanca në ditë, për të treguar se kanë një impenjim maksimal edhe për këtë sfidë. Ndonëse ka dy javë kohë për të përgatitur këtë sfidë, Mile u ka kërkuar lojtarëve të vet që të tregojnë kujdes për sfidën e radhës, duke lënë pas humbjen aspak të pranuar në transfertën ndaj Kamzës. Në sfidën ndaj Teutës, ekipi i Shkumbinit do të ketë një mungesë tepër të rëndësishme. Sulmuesi Mustafai nuk do të jetë pjesë e sfidës për shkak se është penalizuar me një karton të kuq në ndeshjen ndaj Kamzës. Ndonëse nuk ka shënuar asnjë gol në tetë takimet e zhvilluara, megjithatë lufta sportive që e karakterizon e bën atë një lojtar të rëndësishëm. Por nëse në këto javë, trajneri Mile ka ndjerë mungesat e disa lojtarëve (disa për shkak të penalizimit me kartona e disa të tjerë prej dëmtimeve) lajmi i mirë vjen edhe nga disa rikthime në formacion. Në vijën e mbrojtjes do të rikthehet Diop, shtatlarti nga Senegali i cili ka qenë i penalizuar me karton të kuq në sfidën ndaj Laçit. Po ashtu në këtë sfidë do të rikthehet edhe mesfushori Gjata, i cili po ashtu ka qenë i penalizuar për shkak të tre kartonave të verdhë të marrë në ndeshjet e kampionatit. Të dy lojtarët kanë munguar në ndeshjen ndaj Kamzës dhe tashmë do të jenë të gatshëm për sfidën e radhës. Për trajnerin Mile, pritet që të kthehet nga një rikuperim 10-javor edhe mesfushori Kafazi i cili ka zhvilluar vetëm takimin ndaj Bylisit në të cilin ka marrë edhe dëmtimin në krahun e majtë.

About the author:

Leave a comment

Back to Top