Wednesday, February 8th, 2012

Shkumbini, në bisedime edhe me Enkel Alikajn

Published on August 16, 2010 by   ·   No Comments

Paralelisht me fazën përgatitore në Maqedoni, Shkumbini ka qenë aktiv edhe në merkato. Drejtuesit e klubit kanë menduar të përforcojnë çdo repart, duke garantuar në këtë mënyrë një stol cilësor rezervash. Në Maqedoni ka pasur një numër të madh lojtarësh, të cilët janë testuar te skuadra peqinase, por pjesa më e madhe e tyre është larguar pa lënë gjurmë. Deri më tani te peqinasit pritet që të hedhë firmën ditën e hënë mesfushori boshnjak Fuad Salihoviç, që e ka kaluar tashmë provën me Shkumbinin. Gjatë dy ditëve të fundit është lakuar edhe emri i mesfushorit tiranas Enkel Alikaj, i cili mund të bëhet pjesë e peqinasve, ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare në negociata. Gjithashtu, në planet e presidencës peqinase është edhe një tjetër futbollist maqedonas, që luan në pozicionin e mbrojtësit të qendrës, por mësohet se verdikti përfundimtar për të do të jepet ditën e hënë.
Rikthimi – Futbollistët dhe stafi drejtues i Shkumbinit më në fund kanë arritur të shijojnë dy ditë pushim, të fituara me meritë pas fazës së ngarkuar përgatitore në Maqedoni. Peqinasit, të cilët prej gati 1 muaji u stërvitën në dy qytetet maqedonase në fillim në Dorjanë e më pas në qytetin e Strugës, kanë arritur që falë punës intensive në stërvitje dhe zhvillimit të miqësoreve me skuadra vendëse, por edhe ato të Superiores të krijojnë profilin e tyre si ekip. Trajneri Josa ka pasur mundësi që gjatë takimeve testuese të vlerësojë pozicionin e çdo futbollisti, duke i ndjekur e provuar në role të ndryshme. Tekniku tiranas i pankinës bardhekaltër ka mundur të krijojë një ansambël të vërtetë, duke alternuar futbollistët e sezonit të kaluar me ata të afruar gjatë merkatos. Ai ka krijuar në këtë mënyrë ide të qarta për formacionin që do të debutojë më 21 gusht përballë ekipit krutan.

panorama-sport

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • shiko ndeshje live
  • ks shkumbini ndeshje live
  • ndeshje live
  • kampionati shqiptar

Tags: ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish

Statistika

Albanian Web Analytics