Shkumbini, në Fier për të kompensuar pikët

Shkumbini, në Fier për të kompensuar pikët

Shkumbini, në Fier për të kompensuar pikët

No Comments on Shkumbini, në Fier për të kompensuar pikët

Përballjet e Shkumbinit janë të gjitha të një rëndësie të lartë por edhe me shkallë vështirësie. Ekipet që kanë thuajse një synim të përafërt zhvillojnë përballjet më të egra mes njëra-tjetrës për t’i shkëputur qoftë edhe një pikë të vetme. Këtë, ekipi i Shkumbinit e ka hasur në përballjen ndaj Bylisit dhe shpreson që në ndeshjen në transfertën ndaj Apolonisë të marrë edhe ajo një rezultat pozitiv. Për mbrojtësin shtatlartë, Xhyra përballja ndaj Apolonisë është një mundësi për të rikuperuar diçka. “Nëse kemi lënë dy pikë në shtëpi me Bylisin, kjo nuk ka pse të na bëjë pesimistë për ndeshjet në vazhdim”, tha Xhyra. “Kuptohet që lufta më e egër bëhet me ekipet që janë të të njëjtit nivel dhe me të njëjtat synime. Kështu në ndeshjen që lamë pas ishte Bylisi që na shkëputi një pikë, ndërsa tashmë është radha jonë të tregojmë forcë dhe karakter në transfertën e radhës. Ne e vlerësojmë ekipin e Apolonisë dhe nuk kemi asnjë nënvleftësim ndaj tyre. Por nga ana tjetër nuk ka arsye pse të mos kërkojmë një rezultat pozitiv në këtë përballje. Apolonia është një ekip i barabartë me ne ndaj shpresojmë që të japim më të mirën për të marrë një trepikësh të rëndësishëm”.

Rikthehet Mile

Pas një gjendjeje gripale që e mbajti në shtrat për afro një javë, trajneri Kristaq Mile është rikthyer të drejtojë ekipin e Shkumbinit. Të gjithë lojtarët që janë në dispozicion kanë qenë të pranishëm në seancën stërvitore të së mërkurës. Edhe e enjta do të jetë një ditë normale për peqinasit me seancën stërvitore të pasdites. Ndërsa në fundjavë për peqinasit pritet të zhvillohet një ndeshje miqësore ku përballë mund të jetë ekipi i Gjilanit të Kosovë. Në rast se kjo miqësore nuk do të konfirmohet deri të premten, atëherë ekipi i Shkumbinit mund të zhvillojë një ndeshje miqësore me Turbinën.

About the author:

Leave a comment

Back to Top