Shkumbini në hall, Gava e Kaçuli s’janë federuar

Shkumbini në hall, Gava e Kaçuli s’janë federuar

No Comments on Shkumbini në hall, Gava e Kaçuli s’janë federuar

Në prag të ndeshjes me Teutën, klubi peqinas është vënë në vështirësi për federimin e dy lojtarëve elbasanas: Orgest Gava dhe Ganiol Kaçuli. Mesfushori dhe mbrojtësi konsiderohen si titullarë nga trajneri Gugash Magani dhe kësisoj nuk ka asgjë të sigurt nëse ata do të mund të federohen deri nesër. Nga sa mësohet, klubi i Elbasanit, ku dy lojtarët mbyllën sezonin, nuk e ka dhënë konfirmimin për dhënien e kartonit të dy futbollistëve. Tashmë pritet që drejtuesit e Shkumbinit të gjejnë konsensusin me homologët elbasanas. Deri dje nuk ishte arritur asnjë marrëveshje. Ndërkohë, në testin e kontrollit që trajneri Magani zhvilloi, planet u bënë pa Gavën e Kaçulin, të cilët parashikoheshin të luanin nga minuta e parë. Ndërkaq, një lajm i mirë për skuadrën bardhekaltër është rikthimi i gjirokastritit Bledar Devolli. Pas tërheqjes muskulore, tashmë 34-vjeçari është gati të debutojë me Shkumbinin. Mendohet se në ndeshjen ndaj Teutës ai do të luajë në mesfushë dhe jo në qendër të mbrojtjes. Nisur edhe nga mungesa e Gavës, trajneri Magani do t’ia besojë organizimin e lojës dyshes Gjata-Devolli. Ky i fundit ishte menduar të luante si qendërmbrojtës, por Magani ka menduar t’i besojë të riut Lundraxhiu dhe Ramazanit në repartin defensiv.

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top