Shkumbini: Në Krujë shkojmë që të marrim një pikë

Shkumbini: Në Krujë shkojmë që të marrim një pikë

Shkumbini: Në Krujë shkojmë që të marrim një pikë

No Comments on Shkumbini: Në Krujë shkojmë që të marrim një pikë

Humbja kundër Teutës nuk është përjetuar mirë në skuadrën e Shkumbinit. Këta të fundit shpresonin së paku në një barazim kundër skuadrës që kryeson kampionatin. Mesfushori Kafazi thotë që: “Përballja ndaj Teutës ka qenë vërtet një ndeshje aspak pozitive për ne në veçanti për nga rezultati i takimit. Ekipi po kalonte në një moment të mirë kjo jo vetëm nga niveli i lojës por edhe në rezultatet e marra. Pozicioni në të cilën ndodhemi dhe pikët që kemi grumbulluar na bëjnë të mendojmë që tani e tutje duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Mendoj se një faktor që ka ndikuar negativisht ka qenë mungesat e shumta të cilat kanë qenë evidente thuajse çdo ndeshje. Por mendoj se na duhet të lemë pas dore këtë takim për të parë në vazhdimësi në takimin e radhës”. Më pas mesfushori shton: “Kemi një transfertë të vështirë përballë Kastriotit pasi kundërshtari po kalon një moment të mirë dhe po ashtu është duke arritur rezultate pozitive. Por kjo nuk na bën që të demoralizohemi por ta vlerësojmë këtë takim maksimalisht. Mund të them se detyra jonë kryesore në luftën për mbijetesë është pikërisht marrja e pikëve në çdo takim. Kështu që edhe në këtë sfidë detyra jonë është të kërkojmë në këtë transfertë marrjen e pikëve. Ne do të kërkojmë të japim maksimumin dhe po ashtu do të synojmë që të marrim të paktën një pike”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top