Shkumbini në “tym”, Mile vijon punën

Shkumbini në “tym”, Mile vijon punën

Shkumbini në “tym”, Mile vijon punën

No Comments on Shkumbini në “tym”, Mile vijon punën

Teksa po mbyllet java e tretë e stërvitjes së ekipit peqinas, duket se në kampin bardhekaltër shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Ajo që bie në sy është rritja e intensitetit të punës së ekipit nën drejtimin e trajnerit Mile, i cili tashmë ka urdhëruar dy seanca stërvitore në ditë dhe me një ngarkesë të lartë fizike. Mirëpo, e gjithë puna e ekipit është e inkuadruar me lojtarët vendas, që përbëhen nga të rinj por edhe nga disa lojtarë me më shumë eksperiencë, pjesë e Shkumbinit, por që kanë luajtur edhe me ekipe të tjerë të Superligës. Deri tani  nuk është menduar për ndonjë lëvizje për fazën përgatitore, ndaj pritet që të merren masa edhe për ndonjë ndeshje miqësore, që ekipi mund të zhvillojë gjatë kësaj periudhe. Në këtë kuadër, bardhekaltërtit kanë menduar që miqësoren e parë ta zhvillojnë brenda prefekturës, pikërisht me ekipin e Elbasanit. Në këtë sezon, nuk do të ketë një derbi për peqinasit, pasi Elbasani që ndodhet brenda një qarku dhe ekipi i Besës si qyteti më i afërt, janë në një kategori më poshtë se Shkumbini.Sot, ekipi i Shkumbinit do të presë ekipin e Elbasanit në një derbi miqësor, që do të zhvillohet në 17:30 në stadiumin e qytetit. Për trajnerin Mile, kjo ndeshje është menduar në fundjavë, që të mos prishet rregulli i seancave stërvitore të vendosura që me nisjen e fazës përgatitore.

Stërvitja në stadium

Për shkak të ndeshjes miqësore që pritet të zhvillohet këtë fundjavë mes Shkumbinit dhe Elbasanit, vendzhvillimi i stërvitjes për peqinasit ka ndryshuar. Që prej shumë ditësh, ekipi ka zhvilluar seancat stërvitore në kompleksin pranë pishave të qytetit, ndërsa që të mërkurën, trajneri Mile ka kërkuar që ekipi të punojë edhe në mjediset e stadiumit. Kjo edhe për të ambientuar lojtarët me tapetin, të cilin nuk e kanë shkelur që prej dy muajsh. Një arsye më shumë mund të jetë edhe nisja e punës së ekipeve zinxhir të Shkumbinit, të cilët i janë rikthyer përgatitoreve për kampionatet e tyre.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top