Shkumbini, një gjirokastrit “vë bast” për pikë në Fier

Shkumbini, një gjirokastrit “vë bast” për pikë në Fier

Shkumbini, një gjirokastrit “vë bast” për pikë në Fier

No Comments on Shkumbini, një gjirokastrit “vë bast” për pikë në Fier

Shkumbini ka zhvilluar të premten një miqësore përballë skuadrës kosovare të Lirisë, sfidë të cilën e ka fituar me rezultatin 2-0. Ndryshe nga testet e tjera, kësaj here peqinasit janë paraqitur më mirë, duke treguar rritje në lojën e tyre. Këtë fakt e pohon edhe mesfushori gjirokastrit, Fejzo Shenaj, i cili beson se në ndeshjen e kampionatit ndaj Apolonisë nuk do të dalin duarbosh. Shenaj së bashku me maqedonasin Nastovski pritet të formojnë qendrën e mesfushës bardhekaltër për sfidën me fierakët. “Jemi duke u përgatitur në maksimum, pasi kërkojmë që në përballjen ndaj Apolonisë të tregojmë vlerat tona si skuadër. Në ndeshjen e parë ndaj Bylisit nuk na shkoi edhe aq mirë, pasi ishim përgatitur për të marrë fitoren, por u ndalëm në barazim. Kjo periudhë besoj se na ka shërbyer jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në konsolidimin e lojës brenda grupit. Miqësorja e zhvilluar ndaj kosovarëve tregoi se ne e kemi mentalitetin për të fituar ndaj çdo kundërshtari, vetëm se ndaj Apolonisë duhet të jemi më të përqendruar në fushën e lojës. Ndaj Apolonisë besoj se shanset janë të barabarta dhe fakti që do të luajmë në transfertë nuk duhet të shihet aspak si disavantazh. Ne e kemi treguar edhe më parë se dimë të marrim pikë edhe jashtë fushës sonë, dhe këtë do përpiqemi ta bëjmë edhe në sfidën ndaj fierakëve”, – u shpreh Shenaj. Kurse në lidhje me mesfushorin maqedonas Nastovski, me të cilin pritet që të luajnë në qendër të mesfushës Shenaj, tha: “Nastovski është një futbollist me eksperiencë dhe besoj se kjo e lehtëson komunikimin e tij me të gjithë shokët e skuadrës”.

About the author:

Leave a comment

Back to Top