Shkumbini pa financa, faza zhvillohet në Peqin

Shkumbini pa financa, faza zhvillohet në Peqin

No Comments on Shkumbini pa financa, faza zhvillohet në Peqin

Skuadra peqinase ka përcaktuar tashmë datën se kur do të nisë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, duke zgjedhur Peqinin për zhvillimin e fazës përgatitore. Kjo përzgjedhje, ndryshe nga sezonet e mëparshme kur ekipi gjente strehë në Maqedoni apo në Mal të Zi, është bërë për shkak të financave të pamjaftueshme për ta zhvilluar fazën përgatitore jashtë vendit. Thirrjes së klubit për nisjen e përgatitjeve pritet që t’i përgjigjen të gjithë futbollistët vendës, por nuk dihet nëse do të jenë të pranishëm edhe lojtarët jabanxhinj si Kotorri, Shenaj apo Diop. Në fakt, edhe futbollistët peqinas deri më tani e shohin si të pasigurt të ardhmen e tyre te Shkumbini, për shkak të mungesës së një presidenti. Madje ka mjaft futbollistë që janë shprehur se mund të presin për një kohë të caktuar derisa të zgjidhet ngërçi financiar, ose në të kundërt do të shohin mundësinë e largimit në ndonjë skuadër tjetër, e cila i siguron një ofertë më të mirë.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top