Shkumbini: Pa financa nuk garantojmë dot kampionatin

Shkumbini: Pa financa nuk garantojmë dot kampionatin

Shkumbini: Pa financa nuk garantojmë dot kampionatin

No Comments on Shkumbini: Pa financa nuk garantojmë dot kampionatin

Ndonëse është duke u mbyllur java e parë e muajit korrik, ekipi i Shkumbinit mbetet sërish pa garanci financiare. Ky fakt ka bllokuar jo vetëm merkaton e ekipit, por edhe nisjen e përgatitores. Ende nuk është hedhur në letër asnjë plan projekt për fazën përgatitore të verës. Për shefin e klubit, Isaj, gjithçka është e qartë. Pa financa Shkumbini çalon në punën e tij. i pyetur nëse do të nisë apo jo përgatitorja e Shkumbinit këto ditë, Isaj shprehet: “Së pari më duhet të them se ana financiare është shumë e rëndësishme për kampionatin tonë. Deri në këto momente, ekipi i Shkumbinit ndonëse ka patur tratativa të vazhdueshme, nuk ka arritur të sigurojë ende burimet financiare për një kampionat të gjatë. Po kjo nuk na ka lejuar që të bëjnë as merkato dhe as të planifikojmë saktë një përgatitore cilësore. Nëse do të ishte mendimi im për nisjen e saj do të shprehesha kundër nisjes saj. Kjo sepse nëse në ekip do të bashkoheshin djem të rinj nuk është aspak korrekt që pas merkatos ata të riktheheshin sërish larg gjirit të ekipit. Do të ishte e dëmshme për ta nga ana morale, por njëkohësishte rëndë edhe për ne për të dhën një vendim të tillë. Mendoj se duke qenë se drejtuesit e Shkumbinit janë në lëvizje të vazhdueshme për të garantuar anën financiare atëherë më e dobishme do të ishte shtyrja e seancës stërvitore qoftë edhe një javë tjetër. Me të gjitha lëvizjet tona, mendoj se shumë shpejt ekipi i Shkumbinit do t’i mbyllë pozitivisht tratativat për presidentin e ri, çka do të hapë një dritë jeshile për merkaton dhe përgatitjen e ekipit”, ka përfunduar sekretari i klubit, Isaj.

Lulzim Resuli

shumë shpejt ekipi i Shkumbinit do t’i mbyllë pozitivisht tratativat për presidentin e ri

About the author:

Leave a comment

Back to Top