Shkumbini pa president, pritet eksod masiv

Shkumbini pa president, pritet eksod masiv

No Comments on Shkumbini pa president, pritet eksod masiv

Situata jo fort e favorshme financiare që ka përfshirë klubin peqinas ka bërë që një pjesë e mirë e titullarëve të sezonit të shkuar, të cilëve u ka përfunduar kontrata, të jenë në dilemë për të ardhmen te Shkumbini. Peqinasit prej kohësh janë në kërkim të një donatori të fuqishëm, apo edhe të sponsorëve të ndryshëm që mund të kontribuojnë në financimin e klubit, mirëpo deri më tani gjithçka duket se ka mbetur në vendnumëro. Në këto kushte, edhe drejtuesit e klubit e kanë të vështirë të flasin lidhur me përgatitjet e skuadrës për sezonin e ri, aq më tepër për merkaton, e cila për momentin duket “mollë e ndaluar” për Shkumbinin. Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur disa prej futbollistëve ishin nën kontratë me peqinasit dhe vazhduan të ishin pjesë e skuadrës, në këtë prag kampionati situata nuk është në favorin e klubit. Kjo pasi pjesës më të madhe të futbollistëve me eksperiencë, përfshi këtu edhe ata të ardhur si Kotorri, Shenaj e Diop, u ka mbaruar kontrata me Shkumbinin dhe praktikisht mund të largohen. Sinjalin e parë për largim e ka dhënë Mustafaji, i cili vazhdon të jetë në tratativa me Bylisin. Nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë, vështirë që në ekip të mbeten më futbollistë me eksperiencë, çka do të thotë se grupi rrezikon të përbëhet vetëm nga lojtarë të rinj në moshë.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top