Shkumbini: Për peqinasit është kohë transfertash

Shkumbini: Për peqinasit është kohë transfertash

Shkumbini: Për peqinasit është kohë transfertash

No Comments on Shkumbini: Për peqinasit është kohë transfertash

Ndonëse nuk kanë marrë tre pikë në ndeshjen me Dinamon për peqinasit takimi mund të ketë qenë një sukses. Në tre ndeshjet e fundit (duke përfshirë edhe sfidën ndaj Burrelit për kupë) ekipi i Shkumbinit ka marrë dy fitore dhe një barazim duke shënuar plot 13 gola dhe duke pësuar vetëm dy. Por nuk mund të jetë kjo statistika që kënaq drejtuesit e Shkumbinit dhe vetë ekipin, pasi momentet e vështirësisë ende nuk kanë mbaruar. Edhe këtë javë peqinasit do të kenë sërisht dy transferta të tjera të vështira njëra sot për kupën e Shqipërisë dhe tjetra për kampionat në transfertën në Pogradec. Në mesjavë peqinasit do të jenë sërisht “të ftuar në kryeqytet” ku këtë herë do të jetë ekipi i Tiranës mikpritësi në përballjen e parë të turit në grupe për Kupën e Shqipërisë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe ekipi i Apolonisë dhe ai i Laçit. Ndërsa në fundjavë peqinasit do të udhëtojnë sërisht në drejtim të Pogradecit ku do të përballen me ekipin vendas në javën e gjashtë në transfertën e dytë radhazi për kampionat.

About the author:

Leave a comment

Back to Top