Shkumbini për rekord, vetëm me lojtarë peqinas

Shkumbini për rekord, vetëm me lojtarë peqinas

No Comments on Shkumbini për rekord, vetëm me lojtarë peqinas

Shkumbini vazhdon të mbetet pa president dhe në këto kushte duket mjaft e vështirë që të bëhet ndonjë lëvizje në merkato. Mungesa e financave është arsyeja kryesore që lojtarët të refuzojnë për të firmosur me bardhekaltrit. Gjithsesi, ekipi vazhdon të stërvitet në Peqin nën drejtimin e trajnerit Klodian Dervishi. Ky i fundit ka në dispozicion vetëm futbollistët peqinas që kanë filluar përgatitjet prej më se dy javësh. Drejtuesit e klubit kanë deklaruar se kanë arritur që të bindin trajnerin Magani të drejtojë Shkumbinin në sezonin e ri, por i mirënjohuri i pankinës ka kërkuar më parë garanci financiare për futbollistët dhe njëkohësisht afrimin e tyre me eksperiencë. Në kushtet kur klubi ende nuk ka zyrtarizuar afrimin e asnjë donatori apo sponsori, duket se peshën kryesore do ta mbajë Bashkia e Peqinit, e cila zotëron edhe aksionet e skuadrës. Kjo i shton edhe më shumë mundësitë që Shkumbini të jetë thuajse 100% me lojtarë peqinas në sezonin e ri, duke vendosur edhe një rekord për Superioren. Mungesa e merkatos do i detyrojë bardhekaltrit që t’u japin shansin talenteve të reja, duke përfshirë edhe futbollistët e edicionit të kaluar, të cilët kanë vendosur t’i qëndrojnë besnik ekipit. Duhet thënë se gjithë këto probleme i vështirësojnë pa masë shanset që Shkumbini të mbijetojë në Superiore, duke llogaritur merkaton e ekipeve të tjera dhe faktin që do të jenë plot katër skuadra që do bien nga kategoria.

Peqinasit, sot luajnë miqësoren e parë
Shkumbini pritet që të zhvillojë sot ndeshjen e parë testuese, ku do të përballet me skuadrën e Laçit. Edhe pse kanë më shumë se dy javë që kanë nisur stërvitjen, nën drejtimin e trajnerit Klodian Dervishi, peqinasit nuk patën zhvilluar asnjë miqësore deri më tani. Ka qenë pikërisht paqartësia e lojtarëve mbi të ardhmen ajo që ka penguar edhe drejtuesit të organizonin miqësore. Sa i përket klubit kurbinas, e ka nisur më herët fazën përgatitore.
Fatmir Ahmeti

/Panorama/Shkumbini.com/

About the author:

Leave a comment

Back to Top