Saturday, May 19th, 2012

Shkumbini: Pikë kundër rivalit, kemi rikthyer besimin

Published on October 25, 2011 by   ·   No Comments

Barazimi që ka ardhur ndaj Pogradecit, në një transfertë të vështirë ka treguar se ekipi i Shkumbinit do të përballojë me gjithë vështirësitë këtë kampionat të ekuilibruar. Në dy transferta peqinasit kanë marr dy barazime të rëndësishëm. “Kemi patur dy ndeshje të vështira në transfertë ndaj Dinamos, por, edhe ndaj Pogradecit. Fakti që kishim vlerësuar maksimalisht secilën sfidë na ka bërë që në fund të marrim rezultatet. Mund të kishim marrë pikë të plota në transfertën e dytë ndaj Pogradecit por kjo nuk na bën aspak që të mos i vlerësojmë pikët e marra në dy takimet. E rëndësishme është që në këto pesë javë nuk kemi pësuar asnjë humbje dhe kjo na bën që të jemi me moral të lartë për vazhdimësinë. Në javën e ardhshme kemi një tjetër takim të vështirë dhe kjo na bën që të japim të njëjtin impenjim dhe vlerësim në ndeshjet e ardhshme. Këtë fundjavë do të kemi një impenjim për sfidën e radhës ndaj Laçit, ekip të cilin e vlerësojmë si një ekip të fortë”, tha mesfushori Gjata.

Lulzim Resuli

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish