Shkumbini: Pranë marrëveshjes me Ismailin

Shkumbini: Pranë marrëveshjes me Ismailin

Shkumbini: Pranë marrëveshjes me Ismailin

No Comments on Shkumbini: Pranë marrëveshjes me Ismailin

Nuk duket të jetë shumë e largët dita në të cilën edhe ekipi i Shkumbinit mund të ndryshojë fytyrën e tij për këtë sezon. Aspekti ekonomik duket se ka lënë shumë probleme pa mbyllur në ekip dhe tashmë zgjidhja është emri i presidentit të ri. Merkato dhe përgatitorja është e gjitha në duart e presidencës, ndaj edhe afrimi i tij do t’i hapë rrugë organizimit të Shkumbinit të ri. Nga burime të brendshme në bashkinë e Peqinit, e cila është administratori i vetëm momental i ekipit, mësohet se situata është duke marrë zgjidhje.

Bashkia

Që prej ditësh në Bashkinë e Peqinit është gjithcka e mbyllur nga ana legjislative dhe dokumentacionale, për të lehtësuar gjithcka për afrimin e presidentit të ri të ekipit. Midis përfaqësuesve të bashkisë dhe z. Xhavit Ismaili ka pasur kontakte të vazhdueshme, të cilat kanë hapur dritë jeshile për afrimin e Ismailit si president dhe kryedonator të ekipit. Si nga tifozeria peqinase, ashtu edhe nga bashkia e qytetit, emri i Xhavit Ismailit është emri më i lakuar dhe më i mirëpritur për postin e presidentit të klubit. Nga burime konfidenciale në bashki, mësohet se për vendosjen e Ismailit në krye të klubit gjithcka është e gatshme dhe e mirëpritur. Po ashtu, në dorë të Ismailit do të jetë i gjithë administrimi i klubit, duke i lënë dorë të lirë për gjithcka që ndodh në klub. Po ashtu mësohet se në Peqin nuk kanë pretendime për të ndërtuar një klub me supershpenzime, sikurse po ndodh në ekipe të tjera të Superligës. Pretendimi i peqinasve është ndërtimi i një ekipi rezistent dhe që të konkurojë denjësisht, duke qenë në mesin e ekipeve më të mira të Superligës. Tashmë pritet vetëm firma e palës tjetër, pikërisht e Xhavit Ismailit, për të thënë se gjithcka është ezauruar me drejtimin e Shkumbinit, me emrin e Ismailit, si një ndër presidentët më të mirë që ka qenë ndonjëherë në krye të klubit bardhekaltër në 18 sezone të ekipit në Superligë.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top