Shkumbini pret Gavën, miqësore me Elbasanin

Shkumbini pret Gavën, miqësore me Elbasanin

Shkumbini pret Gavën, miqësore me Elbasanin

No Comments on Shkumbini pret Gavën, miqësore me Elbasanin

Shkumbini është në pritje të Orgest Gavës. Elbasanasi ka nisur bisedimet me kubin peqinas dhe sipas gjasave akordi është shumë pranë. Sakaq, me fillimin e përgatitjeve për fazën e dytë flitej se skuadra e Shkumbinit ashtu siç e kishte bërë traditë thuajse çdo vit, të kalonte një periudhë dyjavore në Mal të Zi. Mirëpo duket se drejtuesit e skuadrës kanë ndërruar mendim dhe me shumë gjasa e gjithë faza dimërore e përgatitjeve do të kryhet në Peqin. Sipas burimeve që vijnë nga klubi ky verbim nuk ka ardhur për shkak të financave të pakta, por është një zgjedhje që vetë drejtuesit e stafit teknik kanë marrë. Në fakt, edhe në fillim të këtij sezoni skuadra e Shkumbinit e nisi punën nën drejtimin e trajnerit Mile, pikërisht në Peqin, dhe duhet thënë se gjithçka shkoi mjaft mirë. Por një tjetër aspekt, i cili ka bërë që peqinasit të ndërrojnë mendje duke mos udhëtuar drejt Malit të Zi, është se në këtë periudhë të janarit vendi fqinj mbipopullohet nga ekipe që vijnë nga vende të ndryshme. Ndërsa përzgjedhja për të qëndruar në Peqin u krijon bardhekaltërve më shumë hapësirë për të punuar të qetë, paçka se kushtet e ofruara nga malazezët mund të jenë disi më të mira. Gjithsesi tashmë mbetet për t’u parë se si do të shfrytëzohen këto ditë përgatitore në të cilat pa dyshim që do të planifikohen edhe disa ndeshje testuese dhe e para do të jetë ajo e sotmja me Elbasanin.

About the author:

Leave a comment

Back to Top