Shkumbini, pritet një biznesmen nga Tirana për president

Shkumbini, pritet një biznesmen nga Tirana për president

Shkumbini, pritet një biznesmen nga Tirana për president

No Comments on Shkumbini, pritet një biznesmen nga Tirana për president

Daj Ismaili, kryetar i Bordit të Shoqërisë Aksionere të Shkumbinit, deklaron për gazetën se: “Gjatë kësaj kohe kemi qenë në bisedime të vazhdueshme me një biznesmen nga kryeqyteti, drejtues i një firme ndërtimi, për ta afruar si president të klubit. Gjithçka duket të jetë në rrugë të mbarë dhe ai mund të jetë shumë shpejt presidenti i ardhshëm i Shkumbinit, por që në krah, pse jo mund të ketë edhe donatorë të tjerë. Përveç kësaj gjithçka do të hartohet me kujdes, konform rregullave juridike, për ta bërë këtë klub të hapur edhe ndaj çdo donacioni tjetër nga persona të ndryshëm fizikë, apo të fushës së biznesit. Padyshim që kjo do të ketë anën e vet pozitive pasi do të fuqizojë ekipin në aspektin financiar”.
Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top