Shkumbini pret nje portier serb

Shkumbini pret nje portier serb

Shkumbini pret nje portier serb

No Comments on Shkumbini pret nje portier serb

Zlatko Zeçeviç mund te nenshkruaje me peqinasit.

Kur kane mbetur vetem 2 dite nga mbyllja zyrtare e dates se merkatos se superliges shqiptare, Shkumbini me ne fund duket se po fillon te beje goditjet e para ne merkato. Burime nga klubi bejne te ditur se afrimi i pare pritet te jete portieri serb Zlatko Zeçeviç. Pas kerkeses se vazhdueshme te teknikut berates per afrimin e nje portieri, drejtuesit nisen bisedimet me serbin i cili iu sugjerua peqinasve nga menaxheri Kosta Grillo.

Portieri ka nje karriere te pasur duke luajtur ne kategorine e parr dhe ate Superiore serbe. Nerast se arrihet akordi financiar, atehere portieri do te firmose per Shkumbinin duke u bere keshtu lojtari i pare i huaj qe do te luaje ne rradhet e peqinasve ne kete sezon. Ardhja e portierit serb pritet gjithashtu ti hape rrugen merkatos se afrimit edhe te lojtareve te tjere, pasi drejtuesit e klubit kane premtuar qe perforcime do te behen ne te gjitha repartet. Mbetet per te pare vetem se cilat do te jene emrat qe do ti afrohen skuadres se Shkumbinit pasi koha sa vjen e ngushtohet…

About the author:

Leave a comment

Back to Top