Shkumbini, problemet nuk kanë të mbaruar

Shkumbini, problemet nuk kanë të mbaruar

Shkumbini, problemet nuk kanë të mbaruar

No Comments on Shkumbini, problemet nuk kanë të mbaruar

Fundjava nuk ka qenë shumë e këndshme për peqinasit të cilët janë thyer në shtëpi në përballjen kundër Teutës. Paçka se ka qenë një ndeshje që është përgatitur për një kohë prej dy javësh, sërish djemtë e trajnerit Kristaq Mile nuk kanë arritur të kënaqin tifozët e tyre të cilët e kanë përkrahur ekipin pa rezerva. Megjithëse takimi ndaj Teutës është luajtur të dielën Mile nuk u ka dhënë asnjë ditë pushimi lojtarëve të tij. Të hënën pasdite, trajneri dhe grupi i futbollistëve kanë dalë në stërvitje duke vazhduar punën e tyre për takimin e radhës në përballje kundër Kastriotit të Krujës. Ndonëse i duhet të presë takimin e mesjavës për Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit e gjithë vëmendja është pikërisht në sfidën e kampionatit. Edhe në këtë transfertë për trajnerin Mile do të vazhdojë të ketë dhimbje koke për sa i përket formacionit të mundshëm. Në ndeshjen e radhës mungesa kryesore që bie sërish në sy është ajo e sulmuesit Mustafai. Pas penalizimit për shkak të kartonit të kuq të marrë në Kamzë tashmë lojtari duhet të qëndrojë sërish pushim, kjo për shkak të tri kartonëve të verdhë të marrë në ndeshjet e mëparshme. Kjo mungesë është vënë re edhe në ndeshjen në shtëpi ndaj Teutës ku trajneri Mile u detyruar të luajë me vetëm një sulmues në vijën e parë në ndeshjen në shtëpi. Por, përveç sulmuesit, një tjetër mungesë e rëndësishme për ekipin do të jetë edhe ajo e mbrojtësit Papa Diop, i cili mori karton të kuq në ndeshjen ndaj Teutës. Kjo është ndeshja e dytë radhazi në shtëpi që lojtari del nga loja para të tjerëve dhe mungesa e tij do të peshojë në skuadër për ndeshjen e Krujës.

About the author:

Leave a comment

Back to Top