Saturday, May 19th, 2012

Shkumbini: Rikthehet në shtëpinë e vet

Published on August 14, 2010 by   ·   No Comments

Pasditen e së premtes ekipi i shkumbinit ka udhëtuarnë drejtim të qytetit të Peqinit duke i dhënë kështu fund përgatitores në shtetin e Maqedonisë. Më 16 korrik ekipi është nisur në drejtim të shtetit fqinj teksa në filim është vendosur në qytetin Dorjan ku ka qëndruar për afro dy javë. Më pas drejtuesit e shkumbinit e kanë lëvizur kampingun e tyre në qytetin e Strugës ku kanë qëndruar edhe për dy javë të tjera për ti dhënë fund kësaj përgatitoreje pas një periudhe prej katër javësh. Tashmë ekipi bardhekaltër është rikthyer në shtëpinë e vet teksa pas dy ditësh pushimi do ti rikthehet seancave stërvitore për prag ndeshjen kundër  ekipit të Kastriotit.

Përgatitjet: Një prej faktorëve më të rëndësishëm për drejtuesit e shkumbinit ka qen ëplotësimi i kushteve më të mira të mundshme për zhvillimin e një përgatitoreje sa më pozitive. Meqenëse fushat sportive të qytetit i janë nënshtruar rikonstruksioneve kjo ka bërë që drejtuesit peqinas të mendojnë për një kamping disi më të zgjatur se sa vitet e mëparshme. Në të dy vend vendosjet e ekipit peqinas kushtet e afruara kanë qenë nga më të mirat për të arritur një përgatitore sa më serioze dhe frutdhënëse. Ashtu sikurse edhe është e kuptueshme në këto ditë ekipi dhe trajneri Josa kanë lënë pas temperaturat e larta të këtyre ditëve për ta zhvilluar këtë përgatitore me dy seanca në ditë ku parësorja ka qenë ngarkesa fizike e lojtarëve. Duke përjashtuar ndonjë kontraktim të lehtë sikurse rasti i kapitenit Pasha në përgjithësi lojtarët e kanë kaluar përgatitjen fizike pa ndonjë problem.

Miqësoret : Në katër javë peqinasit përvec përgatitjes fizike janë testuar edhe me disa ndeshje miqësore. Në shtatë ndeshje miqësore peqinasit kanë arritur të fitojnë në pesë ndeshje ndërsa në dy përballje me dy ekipet shqipëtare peqinasit kanë ndarë nga një barazim me gola. Për tu përmendurështë një numër i madh i golave të shënuar plot 20 të tillë ndërsa kanë pësuarvetëm pesë të tillë. Një numër i madh prej golave kanë ardhur nga mesfusha peqinase por nuk kanë mbetur pas sulmi dhe mbrojtja po ashtu.

Merkatoja : Pas lojtarëve të blerë pa udhëtuar në drejtim të Maqedonisë, drejtuesit peqinas nuk e kanë mbyllur për asnjë moment derën e merkatos së tyre. Kështu të parët që iu bashkuan ekipit vetëm pak ditë pas mbërritjes në shtetin fqinj kanë qenë Renato Arapi dhe Veliaj. Pas një periudhe në provë trajneri Josa i ka dhënë Ok edhe mesfushorit Fuad Salihovic.Ndërsa më së fundi ka mbërritur edhe mesfushori durrsak Blesar Hodo. Megjithëkëtëende nuk ka një informacion përmbyllës nëse shkumbini vazhdon apo jo të jetë në merkato.

Perdoruesit qe gjeten kete artikull po kerkonin:

  • futboll live
  • pergatitja fizike e lojtarve olimpik
  • shiko ndeshje live
  • faza pergatitore futbolli video
  • bylis x shkumbini
  • ndeshje live

Tags: , , ,

Readers Comments (0)




Sponsor

Me te publikuarat

Sponsor

Recent Comments

Etiketa

Faqet

Translate

ArabicEnglishFrenchGermanItalianRussianSpanishTurkish