Shkumbini, sa shumë lojtarë të dëmtuar

Shkumbini, sa shumë lojtarë të dëmtuar

Shkumbini, sa shumë lojtarë të dëmtuar

No Comments on Shkumbini, sa shumë lojtarë të dëmtuar

Përballja ndaj ekipit të Laçit duket se do të ketë më shumë vështirësi për peqinasit të cilët që prej pesë javësh nuk njohin humbje. Tashmë ndikimi negativ duket se do të jenë dëmtimet të cilat nuk po i lenë peqinasit të qetë në punën e tyre. Edhe këtë javë do të vazhdojnë të jenë jashtë fushave të blerta, mbrojtësi Vogli me një tërheqje në rrëzë të kofshës dhe Kafazi i cili ka pësuar një thyerje të dorës në ndeshjen ndaj Bylisit javën e parë të kampionatit. Por duket se këtyre lojtarëve do t’i shtohen edhe mungesa e qendërmbrojtësit shtatlartë, Xhyra i cili ka pësuar një dëmtim në kavilje dhe ka munguar edhe në transfertën ndaj Pogradecit. Ndonëse lojtari ka zhvilluar stërvitje me pjesën tjetër të ekipit sërish lojtari ndjen dhembje dhe rrezikon që edhe në sfidën ndaj Laçit të mos jetë i gatshëm për trajnerin Mile. Por si të mos mjaftonin këta tre lojtarë në sfidën e Kupës ndaj Apolonisë dëmtimi i radhës ka qenë sulmuesi Magani. Trajneri Mile me dhimbje koke.

About the author:

Leave a comment

Back to Top