Shkumbini, Shenaj: Transfertë për tu qetësuar

Shkumbini, Shenaj: Transfertë për tu qetësuar

Shkumbini, Shenaj: Transfertë për tu qetësuar

No Comments on Shkumbini, Shenaj: Transfertë për tu qetësuar

Në kampin peqinas, prag ndeshja me Apoloninë po përjetohet qetësisht. Pozicioni në tabelën e klasifikimit ja ofron këtë komoditet Shkumbinit. Për mesfushorin Fejzo Shenaj, skuadra bardhekaltër do të udhëtojë drejt Fierit për të marrë tri pikët dhe siguruar edhe më tepër pozitat në renditje. “Përballë Apolonisë nuk do të jetë e thjeshtë për ne. Kundërshtari luan për mbijetësë dhe në shtëpi, ata do të tregohen agresiv pasi nevoja për pikë i detyron t’a bëjnë këtë. Shkumbini paçka se për momentin nuk rrezikon në tabelën e klasifikimit, nuk duhet të bëj hap fals në këtë takim. Një fitore do të na largonte edhe më tepër me fundin e tabelës, gjë e cila më pas do të na shtonte qetësinë dhe komoditetin për javët në vijim. Gjatë kësaj periudhe jemi stërvitur dhe kemi punuar fort. Skuadra ka të gjithë cilësitë për të kaluar me sukses këtë transfertë dhe shpresojmë t’ja dalim”, ka përfunduar deklaratën e tij mesfushori peqinas Shenaj.

About the author:

Leave a comment

Back to Top