(ALBANIA SPORT) – Drejtuesit e Shkumbinit shkarkuan trajnerin Kristaq Mile pas humbjes 4-1 me Kastriotin në Krujë (java 15). Në fakt, trajneri beratas kishte mbështetur lojtarët në kërkimin e premiove për ndeshjet kundër Gramozit (1-1) dhe Apolonisë (3-0) si dhe kualifikimin për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, gjë që nuk ishte pëlqyer aspak nga stafi drejtues peqinas.
STATISTIKA
Mile zëvendësoi në javën e tretë të vetëlarguarin Gugash Magani. Gjatë drejtimit të Miles, Shkumbini në 13 javë regjistroi: 5 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje. Mile është trajneri i shtatë që largohet këtë sezon.
SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE
Shkumbini: Gugash Magani (nga java 1-2). Kristaq Mile (nga java 3-15). Trajner i ri????
Flamurtari: Eqerem Memushi (nga java 1-4). Gugash Magani (nga java e 5-të)
Gramozi: Ilir Qirjako (nga java 1-5). Agim Canaj (nga java e 6-të).
Vllaznia: Hasan Lika (nga java 1-5). Roland Luçi (nga java e 6-të)
Tirana: Ilija Lonçareviç (nga java 1-6). Alban Tafaj (nga java e 7-të)
Apolonia: Esad Karishik (nga java 1-10). Hasan Lika nga java e 11-të.
EKIPET QË NUK KANË NDËRRUAR TRAJNER
Dinamo: Shkëlqim Muça
Besa: Shpëtim Duro
Teuta: Mirel Josa
Skënderbeu: Gerti Haxhiu
Kastrioti: Ramazan Ndreu (Shaban Dollaku zëvendeësoi për 5 javë Ndreun e pezulluar 5 javë nga FSHF-ja)
Laçi: Stavri Nica
