Shkumbini, shtyrja e kampionatit e favorizon

Shkumbini, shtyrja e kampionatit e favorizon

Shkumbini, shtyrja e kampionatit e favorizon

No Comments on Shkumbini, shtyrja e kampionatit e favorizon

Starti i fazës së dytë ka regjistruar një barazim për Shkumbinin, ndonëse luante në fushën e vet. Duhet thënë se në sfidën ndaj Bylisit, dyshja e sulmit Dervishi dhe Mustafaji kanë sakrifikuar në fushën e lojës duke luajtur të dëmtuar. Madje, goleadori peqinas Dervishi, i cili është autori i 11 golave për Shkumbinin në fazën e parë, ka qenë në dyshim deri në minutat e fundit përpara se të luhej ky takim. Shkak për mëdyshjen në aktivizimin e tij është bërë një dëmtim në shpatull që e shqetësonte prej disa ditësh. Megjithatë, sulmuesi ka pranuar të sakrifikojë në këtë përballje duke luajtur për 90 minuta.
Ndërprerja – Shtyrja e kampionatit me një javë duket se i shkon shumë për shtat skuadrës së drejtuar nga trajneri Kristaq Mile në këtë periudhë. Kjo për faktin se stafi drejtues shpreson që të mund të rikuperohen plotësisht nga dëmtimi pikërisht ata futbollistë që kanë pasur probleme në fillim të fazës së dytë. Këto dëmtime i kanë privuar disi futbollistët që në një terren të rrëshqitshëm, në të cilin u zhvillua takimi ndaj Bylisit, të mos shprehnin dot vlerat e tyre më të mira. Mirëpo, përveç rikuperimit të lojtarëve, stafi teknik i bardhekaltërve po mendon që këtë periudhë ta shfrytëzojë edhe për të rregulluar diçka në aspektin difensiv në lojën e skuadrës, në mënyrë që në sfidat e ardhshme gabimet në këtë repart të jenë sa më të vogla. Me gjithë reshjet e shiut të rëna në ditët e fundit, peqinasit nën drejtimin e teknikëve Mile, Dervishi e Ballhysa kanë vijuar punën rregullisht me seancat stërvitore, në kuadër të ndeshjes së radhës ndaj Apolonisë. Ata besojnë se ndonëse do të luajnë në transfertë do të marrin një tjetër rezultat pozitiv, me qëllim që t’i realizojnë synimet e tyre në këtë sezon futbollistik.

About the author:

Leave a comment

Back to Top