Shkumbini, sulmuesit i bëjnë presion Dinamos

Shkumbini, sulmuesit i bëjnë presion Dinamos

Shkumbini, sulmuesit i bëjnë presion Dinamos

No Comments on Shkumbini, sulmuesit i bëjnë presion Dinamos

Shkumbini pritet që të ketë një ndeshje të vështirë për javën e pestë të kësaj faze, teksa në fundjavë do të presë në fushën e vet Dinamon, që mban vendin e fundit në klasifikim. Për të besuarit e Miles, kjo shihet si një mundësi e mirë që skuadra të rikthehet te fitorja, jo vetëm se ajo mungon prej katër javësh, por gjithashtu sepse tri pikët janë shumë të nevojshme për shkak se bardhekaltrit duan të konsolidojnë pozitat në klasifikim. Për këtë sfidë në dispozicion të teknikut beratas është i gjithë grupi i futbollistëve, ndërsa nga dyshja e sulmit Dervishi e Mustafaj pritet shënimi i golave të fitores. Të dy sulmuesit janë shprehur se Dinamo do të mposhtet në Peqin dhe premtojnë të shënojnë në portën dinamovite ditën e shtunë.
Dervishi – “Javën e kaluar jemi mundur në Berat. Më vjen keq që skuadra jonë nuk arriti të shënonte të paktën një gol, pasi i kishim mundësitë, – ka thënë Dervishi. – Në përballjen me Dinamon kërkojmë që të rikthehemi te suksesi me çdo kusht. Nuk mendojmë aspak për rezultat tjetër. Personalisht, nisur edhe nga fakti që jam në lojë për fitimin e trofeut të golashënuesit, shpresoj që të rikthehem te shënimi i golit, por natyrisht që në plan të parë mbetet fitorja e Shkumbinit. Do të bëj gjithçka që të shënoj të shtunën, por shpresoj që edhe fati të jetë me ne”.
Mustafaji – Sulmuesi i talentuar peqinas golin e fundit e ka shënuar në barazimin 1-1 që skuadra e Shkumbinit arriti të marrë në transfertë ndaj Apolonisë, por shpreson se ndaj Dinamos mund të shënojë një tjetër gol me peshë. “Çdo sulmues së pari vlerësohet me golat që ai shënon, por sigurisht që i rëndësishëm është edhe volumi i lojës që ai zhvillon në fushë. Jam duke kaluar një formë të mirë fizike dhe shpresoj që të realizoj sa më shumë gola deri në fund të kampionatit, – është shprehur Mustafaji. – Në ndeshjen me Dinamon synimi ynë është që ta kërkojmë fitoren nëpërmjet një loje të shpejtë dhe ofensive, ndaj dhe nuk do të kënaqemi me një rezultat minimal. Unë jam i bindur se ka ardhur koha që Shkumbini të rikthehet te fitorja dhe kjo përballje është një mundësi e mirë që ne të tregojmë forcën tonë reale”, – ka pohuar Mustafaji.

About the author:

Leave a comment

Back to Top