Shkumbini: Të gjithë janë nën kontratë

Shkumbini: Të gjithë janë nën kontratë

Shkumbini: Të gjithë janë nën kontratë

No Comments on Shkumbini: Të gjithë janë nën kontratë

Në kampin peqinas vijon stërvitja me nga dy seanca në ditë. Futbollistët nuk kanë asnjë problem me dëmtimet, teksa edhe kapiteni bardhekaltër, Lorenc Pashja, është duke rifituar formën e tij më të mirë pas dëmtimit që pësoi në fund të fazës së parë. Largimi i vetëm është ai i mesfushorit Arvist Gjata, i cili tashmë është pjesë e bardhebluve. Ndërsa sipas të gjitha gjasave, të gjithë futbollistët e tjerë që mbyllën fazën e parë me Shkumbinin, do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës deri në fund të kampionatit. Ky fakt bëhet i ditur nga drejtuesit e klubit peqinas, të cilët pohojnë se nga skuadra nuk do të ketë asnjë largim. Sipas drejtuesve, futbollistët janë nën kontratë dhe asnjëri prej tyre nuk mund të largohet, pavarësisht se është periudhë merkatoje. E vetmja alternativë, në rast se në adresë të tyre vjen ndonjë ofertë nga ekipe të tjera, mbetet shlyerja e detyrimeve të kartonit, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë. Nga ana tjetër, paralel më ruajtjen e grupit aktual, nuk përjashtohet mundësia e afrimit të ndonjë elementi nga merkatoja, për të përforcuar repartet që kanë pasur vështirësi gjatë fazës së parë. Më parë, drejtuesit bardhekaltër kërkojnë që të sigurojnë burime financiare të nevojshme për të operuar në merkato, por sigurisht që nuk pritet që të shpenzohen shifra të mëdha, nisur edhe nga mundësia e paktë.

About the author:

Leave a comment

Back to Top