Shkumbini, të hënën starton përgatitorja

Shkumbini, të hënën starton përgatitorja

Shkumbini, të hënën starton përgatitorja

No Comments on Shkumbini, të hënën starton përgatitorja

Me gjithë përpjekjet e shumta, Shkumbini ende nuk e ka gjetur presidentit e ri, i cili do të sigurojë financën për të ardhmen. Por kjo nuk do të thotë se peqinasit nuk do të startojnë punën përgatitore. Pas konsultimeve me drejtuesit e klubit, shefi Astrit Isai ka dërguar ftesat për të gjithë lojtarët e ekipit të Shkumbinit, të cilët kanë mbyllur sezonin e kaluar. Kështu, pritet që t’i bashkohen ekipit në këto ditë të para stërvitore të gjithë lojtarët që janë nën kontratë, po ashtu edhe një pjesë e lojtarëve të ekipit U-19. Në timonin e ekipit pritet që të jetë trajneri Kristaq Mile, ai që do të vazhdojë të drejtojë punën e ekipit, i mbështetur edhe Isai, i cili përkohësisht do të jetë ndihmësi i beratasit. Ende nuk është përcaktuar saktë se cilat do të jenë stadet ku do të kalojë kjo përgatitore. Në katër vitet e fundit, Shkumbini ka zhvilluar një përgatitore të gjatë në Maqedoni e Malin e Zi. Nëse do të jetë sërish e njëjta procedurë, kjo është e lidhur me ardhjen e presidentit të ri. Të hënën në orën 18:00, ekipi bardhekaltër do të zbresë pas një muaji e gjysmë në tapetin e stadiumit të Peqinit, nga ku pritet që nga dita në ditë të ketë zhvillime dhe fytyra të reja.

Lulzim Resuli

About the author:

Leave a comment

Back to Top