Shkumbini, te rinjte, gati te japin maksimumin

Shkumbini, te rinjte, gati te japin maksimumin

Shkumbini, te rinjte, gati te japin maksimumin

No Comments on Shkumbini, te rinjte, gati te japin maksimumin

Duke parë se ende nuk ka asnjë zhvillim te Shkumbini, është e sigurt se nisja e fazës përgatitore do të ndjekë ritualin e përhershëm. Ndonëse edhe në sezonet e kaluara janë ftuar që në stërvitje të merrte pjesë i gjithë kontingjenti i lojtarëve, ata që e kanë nisur punën menjëherë kanë qenë pikërisht lojtarë të rinj të ekipit. Edhe sivjet duket që të parët që do t’i përgjigjen ftesës së klubit do të jenë pikërisht të rinjtë e ekipit. Nga bisedat me drejtuesit peqinas mësohet se në planifikimin për sezonin e ri do të ketë më shumë lojtarë të rinj dhe punëtorë, duke u dhënë shansin disa lojtarëve të talentuar vendas. Kështu përveç portës në të cilën Ajazi ka treguar vlera të mira si lojtar, në reparte të tjera pritet që të kontribuojnë edhe Lundraxhiu, Magani, Nexha, Sulkja edhe Balliu. Këta së bashku me një pjesë të lojtarëve peqinas që kanë qenë pjesë e Shkumbinit si Pashaj, Dervishi, Xhyra apo edhe ndonjë tjetër, mund të jenë pjesë e ekipit në nisjen e fazës përgatitore që pritet në fillimin e javës së ardhshme.

About the author:

Leave a comment

Back to Top