Shkumbini thërret tifozët: Shpëtojmë dhe për ju

Ndeshja kundër Flamurtarit ka rëndësi jetike për qëndrimin e skuadrës së Shkumbinit në Superiore pa pasur nevojën e ndeshjes shtesë. Situate e skuadrave që duan ta evitojnë këtë fakt është e komplikuar dhe vendasit nuk duan të bëjnë shumë llogari. Kapiteni Pasha kërkon nga skuadra që të bëjë gjithcka për tja dalë ndërkohë që paraelilisht kërkon dhe ndihmën e tifozëve: “Në këto dy javë të përfundimit të kampionatit, kalendari është disi i vështirë për ne, ndaj mendoj se kemi ende punë për të bërë që të neutralizojmë ndeshjen shtesë. Këtë javë do të kemi përballë ekipin e Flamurtarit dhe padyshim që mendoj se është një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj se ekipi e ka një ‘ilaç’ që është pikërisht mbështetja nga tifozeria jonë. Shpresoj që takimi ynë të jetë një përballje në një frymë tërësisht miqësore sikundër i përket marrëdhënieve shumë të mira mes dy ekipeve”. Sportekspres

This post was written by , posted on May 3, 2012 Thursday at 10:01 am

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>